Sisteme të ndërtuara rreth mënyrës si punon organizata juaj.
Nivo nuk ofron vetëm produkte të gatshme. Ne ndërtojmë zgjidhje software që përshtaten me procesin real, rolet, të dhënat dhe objektivat e klientit.
Çfarë mund të ndërtojmë
Këto janë shembuj zgjidhjesh që mund të përshtaten për sektorë të ndryshëm.
Platformë raportimesh operative
Raporte ditore nga stafi, evidenca, foto/dokumente, filtra, summary dhe eksport PDF/Excel.
Menaxhim klientësh dhe kërkesash
Regjistrim kërkesash, status, përgjegjës, historik, njoftime dhe dashboard për menaxhim.
Inventar dhe furnitorë
Hyrje/dalje malli, furnitorë, dokumente, gjurmim sasish dhe raporte sipas periudhave.
Portale aplikimi
Formularë online, dokumente, verifikime, status aplikimi dhe menaxhim i kërkesave.
Sisteme aprovimi
Workflow për aprovime, role, komente, njoftime dhe gjurmë të çdo vendimi.
Dashboard drejtimi
Pasqyra menaxhimi për të dhëna operative, KPI, performancë dhe raporte në kohë reale.
Zgjidhja nuk duhet ta detyrojë biznesin të ndryshojë mënyrën e punës.
Sistemi duhet të ndjekë procesin real, pastaj ta bëjë atë më të qartë, më të matshëm dhe më të kontrollueshëm.
Keni një ide për sistem?
Na tregoni procesin që sot bëhet manualisht. Ne mund ta kthejmë në strukturë dhe plan zbatimi.
