Për organizata që kanë procese, të dhëna dhe raportime për të menaxhuar.
Nivo ndihmon biznese private, institucione dhe organizata shërbimi të ndërtojnë sisteme digjitale që sjellin më shumë kontroll, qartësi dhe efikasitet.
Sektorë ku proceset duhet të jenë të qarta dhe të matshme.
Zgjidhjet e Nivo mund të përshtaten për organizata që kanë punë operative, dokumente, staf, klientë ose raportime të vazhdueshme.
Biznese private
Menaxhim klientësh, porosish, furnitorësh, detyrash, stafit dhe proceseve të përditshme.
Institucione publike
Platforma shërbimi, portale aplikimi, regjistra digjitalë, dokumente dhe raportime.
Hotele, resorte dhe turizëm
Raportime operative, portal stafi, monitorim procesesh, dashboard-e dhe kontrolle të brendshme.
Distribucion dhe magazina
Inventar, furnitorë, dërgesa, hyrje/dalje malli dhe raporte sipas periudhave.
Klinika dhe shërbime profesionale
Kërkesa, takime, dokumente, klientë, evidenca dhe raportime menaxheriale.
Kompani shërbimi
Koordinim ekipesh, detyra në terren, raportime ditore dhe ndarje përgjegjësish.
Nuk fillojmë nga sektori, por nga problemi real.
Dy biznese në të njëjtin sektor mund të kenë mënyra pune të ndryshme. Prandaj Nivo e nis me analizë të procesit dhe ndërton sistemin sipas nevojës konkrete.
Nuk e shihni sektorin tuaj?
Nëse organizata juaj ka procese që duhen strukturuar, Nivo mund të analizojë nevojën dhe të propozojë zgjidhjen e duhur.
