Nuk fillojmë me kod. Fillojmë me procesin.
Që një sistem të ketë vlerë, duhet të kuptojë punën reale të organizatës. Prandaj Nivo nis me analizë, strukturon zgjidhjen dhe e ndërton në mënyrë të testueshme.
Një proces i qartë nga ideja te sistemi funksional.
Qasja jonë është praktike: fillojmë me problemin, pastaj ndërtojmë sistemin që e zgjidh.
Analizojmë
Kuptojmë procesin aktual, përdoruesit, të dhënat, problemet dhe objektivat.
Projektojmë
Përcaktojmë modulet, rolet, workflow-t, strukturën e të dhënave dhe raportet.
Ndërtojmë
Zhvillojmë sistemin me faza, testojmë funksionet dhe përmirësojmë logjikën.
Mbështesim
Ofrojmë hosting, backup, mirëmbajtje, support dhe zhvillime të mëtejshme.
Një sistem i mirë nuk është vetëm teknologji.
Software-i duhet të ndjekë mënyrën si punon organizata, të jetë i thjeshtë për përdoruesit dhe të japë kontroll real për menaxhimin.
Keni një proces që duhet analizuar?
Na tregoni si punoni sot dhe çfarë doni të përmirësoni. Ne mund ta kthejmë në strukturë teknike dhe plan zhvillimi.
